Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërsa i gjithë vendi është "pushtuar" nga një atmosferë festive për Krishlindjen dhe Vitin e Ri, jo të gjithë kanë mundësi të festojnë.

Emisioni BOOM në Rtv Ora News solli historinë e trishtë të një nëne në Fier. Lindita Maloku, e divorcuar 2 vite më parë nga bashkëshorti dhunues ka humbur jo vetëm fëmijët nga divorci por dhe një strehë ku të fusë kokën.

Ajo tregon se për 20 vjet bashkë me ish-burrin ka jetuar në një ish-stallë kuajsh. Atje ka rritur dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën.

Ndërsa pas divorcit streha e saj e përnatshme është Urgjenca e Fierit, jo vetëm për tu vizituar pasi është e sëmurë kronike, por dhe për të fjetur. Kur nuk ka shtretër të lirë, ajo tregon se fle në shkallët e Urgjencës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-nje-britme-nene-krishtlindje-pa-pune-dhe-strehe-mbi-koke