Çmimet e larta dhe papunësia po i vënit shpresat e qytetarëve për të kremtuar festën e vitit të ri. Zona e Kukësit është më e prekura pasi numri të papunëve është mjaft i lart, kjo bën që edhe ky fundvit për ta të jetë i njëjtë më një vit më parë. Për kuksian nuk ka ndonjë pritshmëri që viti 2018 të ketë ndonjë pritshme në jetesën e tyre.
Familjet Kuksiane nuk do të kenë një tryezë të pasur për natën e vitit të ri. Vështirësitë ekonomike, niveli I lartë i papunësisë dhe çmimet e papërballueshme në treg e bëjnë të pamundur një organizim sado modest festiv te fundvitit. Banorët shprehen se vitit të ri do ti gjej rëndom si ditët e tjera pasi varfëri dhe skamja e bën të pamundur që ata të festojnë sit ë gjithë qytetarët e Europës.

Banoret u shprehën se, ?çmimet janë shumë të larta, populli nuk ka para, nuk ka punë, është katastrofë.

Janë ngritur të gjithë çmimet, me mandarina, me portokalle?.

Ndërkohë si çdo vit në prag të festave të fund vitit çmimet në tregun e qytetit të Kukësit janë rritur. Kjo e largon edhe më shumë mundësin që qytetarët kuksian të kenë diçka modeste në tavolinat e tyre.