Surprise Me!

Mbetet ne burg 28-vjecari qe vrau babain

2018-05-10 3 Dailymotion

Selman Aliaj, i cili vrau katër ditë më parë babain e tij dhe hodhi në liqenin e Farkës, ka dalë para gjykatës. 28-vjeçari nuk tha asgjë para duke u shprehur se ishte dakord me çdo gjë dhe thoshte avokati i tij. Prokuroria lexoi në sallë deklarimet që Aliaj kishte dhënë në polici pas arrestimit të tij. Sipas 28-vjeçarit babai e kishte fejuar pa dëshirën e tij dhe se ditën e krimit i kishte thënë se nusen do ndanin bashkë.

Ditën e ngjarjes ishin duke shkarkuar disa materiale në oborrin e shtëpisë. Në një moment babai më thotë se nusen do ta kishim pergjysëm. Pas kësaj mora çekiçin dhe e godita disa herë në kokë. E mbështolla në një qilim, e futa në makinë dhe u nisa për në liqenin e Farkës. Kur hapa bagazhin e makinës pashë që ai merrte frymë dhe e godita përsëri duke e hedhur më pas në liqen.

Selman Aliaj para policisë ka rrëfyer se është kthyer në banesë ku është ndërruar. Më pas ka shkuar në një fast-food në rrugën e Elbasanit ku ka ngrënë dhe është nisur për në Kukës. Të shtunën është kr1hyer nga Kukësi dhe është arrestuar në Kamëz nga policia.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje dhe pjesëtarët e tjerë të familjes Aliaj. Ata kanë konfirmuar se viktima Fejzi Aliaj ishte person problematik dhe sillej shumë keq me të birin. Prokuroria pritet t?i bëjë një ekspertim mjeko-ligjor autorit të krimit për të përcaktuar nëse ka qenë i aftë mendërisht në momentin e krimit apo edhe para tij.

Buy Now on CodeCanyon