Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, i ka shprehur homologut të tij shqiptar, Ilir Meta, falënderimet e tij për dhënien e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas.

Sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, Pavlopulos ka pasur një bisedë telefonike me presidentin Meta, të martën.

Zoti Pavlopulos vuri në dukje se ?kjo iniciativë e Presidentit shqiptar përbën veç të tjerash, një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm esencial të marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë?.

Po sipas agjencisë ANA-MPA, Ministri i Jashtëm grek e kishte shtruar çështjen e nënshtetësisë së kryepeshkopit edhe gjatë takimit të Kretës muajin e kaluar, me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/janullatos-shqiptar-presidenti-grek-hap-i-rendesishem-ne-marredheniet-mes-dy-vendeve