Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia i dyshuar si autor i disa vjedhjeve të marketeve në Sarandë. Në pranga përfundoi Ardit Shehu, banues në Tiranë.

"Ky shtetas gjatë natës së bashku me një shtetas tjetër kanë thyer xhamat e dyerve të disa marketeve të ndryshme në lagjen ''Nr.3'', me qëllim vjedhjen e tyre.

Policia gjatë patrullimit ka konstatuar dy persona të cilët porsa kanë parë punonjësit e Policisë, janë larguar me shpejtësi, njëri në këmbë e tjetri me një automjet Volkswagen", sqaron policia lokale.

Patrulla policore është vënë në ndjekje dhe në rrugën "Abedin Dine", është bërë i mundur bllokimit i automjetit dhe si dhe kapja e drejtuesit, Ardit Shehu, ndërsa personi tjetër që u largua në këmbë ka mundur të arratiset duke përfituar edhe nga errësira.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kapet-hajduti-i-marketeve-ne-sarande-bashkepunetori-i-iken-policise