stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-81-sezoni-3/

Emisioni ?STOP? hedh dritë mbi një tender për asfaltimin e 4 rrugëve rurale nga ana e Bashkisë së Peshkopisë. Por Baudin Rama, pronari i ? Euraldi? sh.p.k & ?Curri? sh.p.k, i skualifikuar nga kjo garë, ankohet duke thënë se Bashkia ka bërë një sërë shkeljesh.

Baudini është skualifikuar herën e parë, por një vendim i Komisionit të Prokurimit Publik detyron autoritetin kontraktor ta rifusë në garë ?Euraldi? sh.p.k & ?Curri? sh.p.k.

Gazmend Miftari, personi që nuk ka lejuar rifutjen në garë të subjektit, duket që nuk ka dijeni për vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik edhe pse dokumenti mban firmën e tij.

Si të mos mjaftonte kjo, në licensën e operatorit fitues ?Selami sh.p.k? dy persona, Fatos Mandri dhe Dilaver Idrizi, rezultojnë të punësuar edhe në Bashkinë e Peshkopisë.

Më datë 20.07.2017, në sistemin e prokurimeve elektronike është publikuar procedura e prokurimit, ?Procedurë e hapur?, me objekt ?Sistemim asfaltim, rruga e fshatrave Grazhdan, Pilafe, Majtare e Poshtme dhe Lagjes Aksion, Peshkopi?, me numer REF ? 21545-07.19.2017, me fond limit 50,971,385 (pa TVSH), zhvilluar në datën 15.08.2017, nga autoriteti kontraktor Bashkia Dibër.

Më datë 15.08.2017, autoriteti kontraktor ka zhvilluar procedurën e prokurimit.

Më datë 23.08.2017, autoriteti kontraktor ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës, me anë të sistemit të prokurimeve elektronike (S.P.E), mbi rezultatet e vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ku rezulton si më poshtë, vijon:

?Gjoka Konstruksion? sh.p.k 43,032,185 lekë, skualifikuar;
?Euraldi? sh.p.k & ?Curri? sh.p.k 45,929,826 lekë, skualifikuar;
?Selami? sh.p.k 49,750,177 lekë, kualifikuar;
?Vllaznia Ndërtim IS? sh.p.k & ?Ndregjoni? sh.p.k 50,726,241 lekë, skualifkuar.
Komisioni i Prokurimit Publik, i përbërë nga kryetari Evis Shurdha, zv/kryetari Leonard Gremshi dhe anëtarët Hektor Balluku, Kleves Janku dhe Odise Moçka, vendosi të anullojë vendimin e KVO-së mbi skualifikimin e BOE ?Euraldi? sh.p.k & ?Curri? sh.p.k. dhe BOE ?Vllaznia Ndërtim IS? sh.p.k & ?Ndregjoni? sh.p.k dhe të korrigjojë shkeljet, duke i kualifkuar këta operatorë ekonomikë.

Baudin Rama, pronari i ?Euraldi? sh.p.k & ?Curri? sh.p.k, denoncon në emisionin ?STOP? shkeljet që ka bërë Bashkia.

?Më datë 20 Korrik doli Prokurimi Publik, një tender rrugësh dhe sipas njoftimit të tenderimit publik, u futëm në tender dhe prisnim përgjigjen. Morëm vesh që ishim skualifikuar dhe më pas bëmë ankimimin të autoriteti kontraktor, i cili menjëherë na sjell përgjigjen që jemi skualifikuar dhe nuk marrim pjesë në vlerësim. Arsyet e skualifikimit janë kot, që nuk njiheshin nga ana teknike ligjore. Pasi na solli përgjigjen Bashkia e Peshkopisë, ne iu drejtuam Komisionit të Prokurimit Publik. Pasi shqyrtoi çështjen tonë, na dha të drejtën që ne ishim kualif...