Surprise Me!

Ora News - Thoma Dhima në "360 Gradë": Mbyllja e kishës në Përmet, gabim i priftit

2018-05-10 4 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtetësia e Janullatosit dhe ndikimi grek në Kishën Ortodokse Kryepeshkopi Janullatos mori shtetësinë shqiptare, por ndikimi i këtij gjesti në raportet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë me Greqinë mbeten për tu parë, ndërsa zëra skeptikë shohin se besimtarët ortodoksë shqiptarë trajtohen ndryshe me dyer kishe që mbeten mbyllur për ta.

Zëdhënësi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë,Thoma Dhima, deklaroi në emisionin "360 Gradë" të Artur Zhejit se mbyllja e kishës në Përmet dhe mos mbajtja e përshpirtjes për At Stathi Melanin mund të ishte një gabim i priftit.

Por studiuesi Ardit Bido vuri në dukje se me gjithë premtimin për një kryepeshkop shqiptar, konflikti i hershëm mes një kishe që duhet tu shërbejë besimtarëve shqiptarë dhe pritshmërive nga Greqia prite të vazhdojë.

Bido tha se faji edhe për incidentin e fundit ishte i Mitropolitit të Gjirokastrës, ndërsa theksoi se kishte një rrezik që edhe Mitropoliti i ri i Korçës të vinte nga Greqia.

Ilir Kulla vuri në dukje se Janullatos kishte premtuar se pasardhësi i tij do ishte shqiptar.

Në emisionin "360 Gradë", paneli i të ftuarve, gazetari Blendi Fevziu, studiuesi Ardit Bido, ish kreun e komitetit të kulteve Ilir Kulla, politikani i ri Gentian Gaba dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Thoma Dhima dhe Miron Çako diskutuan sesi do të ndikojë dhënia e shtetësisë shqiptare për kryepeshkopin Anastas Janullatos, tek raportet që Kisha Ortodokse në këto 27 vjet ka krijuar me shqiptarët përfshi besimtarët e saj shpesh të dyzuar mes besimit dhe njëfarë dyshimi për grekofili të drejtuesve të kishës.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/thoma-dhima-ne-360-grade-mbyllja-e-kishes-ne-permet-gabim-i-priftit

Buy Now on CodeCanyon