Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetet e PD dhe të LSI me anë të një shkrese të posaçme i kërkojnë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të marrë masa për deputetët dhe punonjësit e policisë që ushtruan, sipas tyre, dhunë ndaj dy deputeteve Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi.

Madje në shkresë theksohet se jo vetëm Rama por dhe Ruçi janë shkaktarë të situatës së krijuar.

"Ju, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit dhe vetë Kreu i mazhorancës Edi Rama, jo vetëm nuk u distancuat nga dhuna apo nuk morët masa ndaj saj, por, nëpërmjet tolerancës dhe heshtjes tuaj, treguat se pas këtyre akteve dhe nixitës e përkrahës të tyre jeni pikërisht ju."

Në letrën e tyre, Aleanca e Grave Deputete theksoi se nga Byroja e Kuvendit të Shqipërisë u ndërmor një akt i paprecedentë, ku edhe e dhunuara, edhe dhunuesi, u dënuan njësoj nga maxhoranca.

Gratë deputete kërkojnë një reagim të menjëhershëm ligjor nga Kreu i Kuvendit.

"Dënojmë me forcë këto akte dhune, duke kërkuar nga ana juaj, marrjen e menjëhershme të masave për të dënuar maksimalisht dhe për të vënë përpara përgjegjësisë penale dhe administrativ, deputetët burra dhe punonjësit e Policisë së Shtetit, që ushtruan akte dhune ndaj grave deputete, si dhe vetë nxitësin e këtyre akteve, Edi Ramën."

Letra drejtuar kryetarit të Kuvendit është firmosur vetëm nga gratë deputete të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Teksa ftojnë dhe koleget e tyre të bëhen pjesë e protestës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/deputetet-e-opozites-leter-rucit-deno-dhunuesit-e-mehmetaj-dhe-kerpacit