Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Florenc Beqiraj, 23 vjeçari që vdiq në rrethana misterioze në Francë po kthehet për tu prehur përgjithmonë në vendlindjen e tij në Shkodër.

Trupi i pajetë i të riut doli nga morgu i Marsejës i mbuluar me flamurin kuq e zi dhe i shoqëruar nga përfaqësues të familjes, mes të cilëve edhe i ati i cili qëndronte prej ditësh në Francë.

Kortezhi është nisur tranzit drejt Gjermanisë në rrugë tokësore dhe prej anej do të mbërrijë të enjten në Rinas me avion. Burimet thonë se trupi i pajetë pritet ti nënshtrohet edhe një ekspertize mjekoligjore në Shqipëri në funksion të zbardhjes së shkaqeve të vdekjes.

Ai do të përcillet drejt banesës së fundit në Shkodër, ku familja Beqiraj ka hapur dyert e mortit prej ditës që mësoi vdekjen e të birit!

Të gjitha shpenzimet janë marrë përsipër nga qeveria shqiptare, që sic bëri të ditur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjatë vizitës në familjen Beqiraj po bashkëpunon ngushtë me autoritet franceze për të zbardhur të vertetën e ngjarjes.

Vdekja në rrethana ende të mistershme, që po hetohet nga autoritetet franceze ngjalli reagime të forta dhe protesta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arkivoli-i-florencit-drejt-shqiperise-i-mbuluar-nga-flamuri-shqiptar