Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetingu në Policinë e Shtetit ka mbledhur bashkë në një takim të gjuhe krerçt e institucioneve ligjzbatuese në vend.

Takimi është zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Drejtesisë dhe aty mësohet se kanë marrë pjesë edhe kreu ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe drejtues të tjerë të organeve ligjzbatuese.

Pas takimit Ministri i Brendshëm tha se brenda vitit 2018 të gjithë punonjësit e policisë do te kalojnë në skaner.

Xhafaj: Në këtë tryezë ishin aktorë të rëndësishëm, nga legjislativi, nga fusha pedagogjike, dhe në mënyrë të veçantë nga disa agjenci si ILDKPI, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, SHISH që do të jenë pjesë e procesit të vlerësimit të punonjësve të policisë, Gardës dhe SHÇKB-së. Kjo do të jetë një nga prioritetet për të pasur një organizatë policore shumë më të fortë, për të pasur njerëz me integritet të fortë, të qëndrueshëm, moral dhe profesional.

Xhafaj tha se ky proces ka për qëllim rritjen e besueshmërisë së policisë së shtetit dhe pastrimin e radhëve të saj nga efektivat me problem të cilat janë pakicë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ministri-xhafaj-takim-konsultativ-vettingun