Deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto ka qenë i ftuar në studion e Report Tv për të komentuar protestën e naftëtarëve, akuzat nga sindikatat dhe zhvillimet politike, përfshirë votën e Shqipërisë në OKB. Ai i ka cilësuar si burokratë drejtuesit e sindikatave dhe shashka akuzat e tyre se LSI dhe disa OJF u përpoqën ta manipulon protestën e ditës së sotme.<br />?LSI mbështet protestën e naftëtarëve. Do të vazhdojmë të kërkojmë miratimin e statusit të naftëtarëve. Pretendimet se pas protestave qëndron LSI janë shashka për të politizuar një revoltë të qenësishme. Dua të them që sindikalizmi këtu ka marrë fund, përfaqësuesit e tyre nuk mendojnë të merren seriozisht me problemet, prandaj i detyron këta naftëtarë që keqtrajtohen nga punëdhënësit, këto çështje duhet të zgjidhen në rrugë ligjore. Ata që janë përfaqësues të sindikatave janë burokratë dhe nuk përfaqësojnë interesat e naftëtarëve?.<br /><br />Haxhinasto nuk ka pranuar që të komentojë kërkesën e prokurorisë drejtuar KQZ për heqjen e mandatit të deputetit të LSI, Rehovica. ?Qëndrimi është shprehur se deputeti do të mbajë qëndrimin e tij, do të japë shpejgime, t?ia lëmë atij se cfarë varianti do të sjellë?.
