Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i është rikthyer sot sërish drejtorit ekzekutiv të Fondit Besa, Bajram Muçaj. Sipas Kastriot Myftaraj, Muçaj është një nga ata persona që është pasuruar me paratë publike. Myftarja ngre një pyetje: "Sa në rregull i ka kartat Bajram Muçaj?"

Kastriot Myftaraj: Shumë njerëz janë pasuruar me të ardhurat të cilat në të gjithë botën quhen pasuri publike. Këta njerëz kërkojnë të na mbushin mendjen që i kanë "kartat në rregull", siç është ajo shprehja.

Një prej tyre është një person për të cilin kam folur edhe herë tjetër, Bajram Muçaj drejtor ekzekutiv i Fondit Besa.

Disa vjet më parë u vra bankeri më i madh shqiptar, duke pasur parasysh që shumica e bankave janë të huaja. Bankieri më i madh, i ndjeri Artan Santo tre muaj para se të vritej tha "unë jam mister 400 mln euro dhe tani i kam bërë dhe kartat në rregull"!

Kështu u mbyll historia e tij, me të cilin mesa duket nuk merret sot as ata që kanë detyre së paku të zbulojnë vrasjen e tij.

Por këto kohë po krijohet një tjetër bankier, më i madh shqiptar, i cili deri tani ka ekzistuar informalisht. Është zoti Bajram Muçaj drejtori ekzekutiv i Fondit Besa. Edhe ky është një mister 400 mln euro, sepse Fondi Besa 470 mln euro e ka shumën e deklaruar të kredive që ka dhënë, po të flasim me këtë shifër që e jep vetë, po të hyjmë më thellë dalin më tepër. Por duke marrë këtë shifer është "mister 400 mln euro".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-sa-i-ka-kartat-ne-rregull-bajram-mucaj