Të gjithë pronarët e tokave, të cilëve u janë zënë pronat dhe që shpresojnë të marrin kompensimin financiar, nga viti i ardhshëm do t?i nënshtrohen rregullave reja për kompensim.

Qeveria në mbledhjen e fundit vendosi të kufizojë fondin për kompensim në lekë, në jo më shumë se 20% të vlerës së pronës. Në çdo rast, shuma që duhet të marrë çdo pronar nuk duhet t?i kalojë 10 milion lekë. 80 % tjetër i vlerës së pronës i nënshtrohet kompensimit fizik nga fondi i agjencisë së trajtimit të pronave dhe kryesisht tokë bujqësore.

Në dispozicion të agjencisë, me vendim qeverie të 2014-s janë 23.368.8 ha tokë. Por çdo vit këtij fondi i shtohen qindra hektarë tokë bujqësore, të cilat kanë rezultuar se janë marrë në kundërshtim me ligjin.

Verifikimi nga komisionet vendore të tapive të tokave, të përfituara sipas ligjit 7501, do të vazhdojë deri në fund të 2018-n.

Ky vendim i qeverisë ka hasur në kundërshtitë e pronarëve, të cilët nuk preferojnë të kompensohen me toka bujqësore në zona të thella të vendit.

Klan Plus