Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritja ekonomike e Shqipërisë është ngadalësuar në tre muajt e fundit të këtij viti.Sipas INSTAT gjatë periudhës korrik-shtator ekonomia u rrit me 3,55% nga 4.06% që ishte në tremujorin e dytë. Sektorët që kanë dhënë kontributin kryesor në rritjen ekonomike janë tregtia,transporti dhe turizmi ndërsa me rënie janë regjistruar sektori i energjisë e ndikuar nga thatësira si dhe industria dhe pasuritë e paluajtshme. Në 9 muaj ekonomia shqiptare u rrit me 3.87 %, shifër që i përafrohet parashikimeve të qeverisë pavarësisht rishikimit me ulje të rritjes ekonomike nga Banka e Shqipërisë .

Ekonomia shqiptare ka pasur një rritje më të vogël gjatë periudhës korrik-shtator krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti.

Drejtorja e INSTAT, Delina Ibrahimaj, deklaroi se rritja ekonomike ka arritur në 3.55% ndërsa kontributin kryesor e ka dhënë turizmi, tregtia dhe transporti.

Ngadalësimi i ecurisë ekonomike në pjesën e dytë të vitit u parashikua edhe nga Banka e Shqipërisë.

Në 9 muaj rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë 3.87%.

"Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e tretë të vitit 2017 vlerësohet me rritje prej 3,55 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2016. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +0,90 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,89 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,68 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,20 pikë përqindje, Shërbimet e tjera me +0,15 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe te Sigurimit me +0,13 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacionime +0,10 pikë përqindje, dhe Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,07 pikë përqindje. Negativisht kanë kontribuar aktivitetet Industria, Energjia dhe Uji me -0,12 pikë përqindje dhe Pasuritë e paluajtshme me -0,02 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,57 pikë përqindje".

Sektorët që ndikuan negativisht në rritjen ekonomike janë industria,energjia e cila lidhet me thatësirën gjatë verës dhe importin e energjisë si dhe pasuritë e paluajtshme

Gjatë muajve të verës INSTAT konstaton se edhe konsumi ka pasur rritje me rreth 3,25%.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/instat-tremujorin-e-trete-2017-industria-energjia-dhe-uji-shenuan-renie