Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërthurja e tingujve klasikë me ata të traditës popullore është menduar si kartolina e urimit për shqiptarët në koncertin e fundvitit në Elbasan! Aktiviteti i është besuar dirigjimit të mjeshtrit Zhani Ciko i cili premton surpriza.

Koncerti gala i fundvitit në Elbasan do të vijë ndryshe.

Teatri Skampa do mbledhë bashkë disa nga më të mirët e muzikës klasike e asaj popullore nga të gjitha trevat si një kartolinë urimi për të gjithë shqiptarët.

Dirigjimi i është besuar Mjeshtrit Zhani Ciko , i cili zbulon një nga pjesët që do të luajë orkestra e harqeve është marshi për patriotin Aqif Pasha, vepër e kompozitorit austriak Anton Cimfl.

Zhani Ciko: Programi dëshiron të sjellë traditën e Elbasanit apo një dokument të rrallë që pas 100 vjetësh vjen në Shqipëri që është marshi për Aqif Pashën.

Për organizatorët synimi është për të cuar përpara traditën e mirë të krijuar për 13 vite me radhë. Koncerti i fundvitit në Ebasan nis në orën 18:00 në Teatrin Skampa

"Këtë vit ne kemi menduar dicka ndryshe, ajo që ne synojmë për këtë koncert është të mos përsërisi veten. Çdo vit të ketë risitë e tij."

Ndërkohë në Shkodër, koncerti i i fundvitit u mbajt mbrëmjen e së enjtes nën drejtimin e dirigjentëve të huaj dhe pjesëmarrjen e baritonit Frano Lufi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/koncerti-i-fundvitit-ne-elbasan-kartoline-urimi-me-muzike-klasike-dhe-popullore