Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka organizuar një festë surprizë për gratë dhe vajzat e dënuara në burgun e "Ali Demit". Për disa orë ato kanë shijuar momente me fëmijët e tyre si dhe kanë marrë dhurata për festat e fundit të vitit. Të rrethuara nga muret e institucionit të rehabilitimit kanë shprehur shqetësimet për kushtet në qeli, teksa kanë marrë premtimin për ndryshime të shpejta.

Brenda këtyre mureve të larta e të rrethuara me tela, gratë dhe vajzat e privuara nga liria dhe në mungesë të njerëzve të dashur festojnë ditët e fundit të vitit.

Por këtë të premte në burgun e "Ali Demit" atyre iu bë një surprizë e veçantë. Për një ditë fëmijët u kanë bërë një vizitë ndërsa kanë marrë dhurata prej ministres Etilda Gjonaj.

Ministrja pasi dëgjoi shqetësimet u premtoi ndryshime në ligjin për trajtimin e personave të privuar nga liria, duke ofruar më shumë programe sociale me synim rehabilitimin e të burgosurve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/feste-edhe-ne-burgun-e-grave