Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me vonesë, por premtimi për naftëtarët e uzinave të ARMOS në Ballsh e Fier u mbajt.

Vetëm pak minuta para orës 18 00, naftëtarët nisën të marrin pagat e muajit nëntor.

Fillimisht u kredituan pagat për repartet e hidropastrimit, distilimit dhe koksit, ndërkohë që për repartet e tjera vijon procesi në bankë.

Ora 13 00 e së premtes ishte premtuar si orari kur kompania IRTC do t'u paguante menjëherë pagat e nëntorit rreth 1200 punëtorëve të dy uzinave

Teksa prisnin në radhë pranë bankës ku paguhen prej mesditës, naftëtarët paralajmëruan se do të rinis protestat në raste se situata nuk merrte zgjidhje sot.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/naftetaret-e-armos-dynden-neper-bankomate-pagat