TIRANE - Prokuroria e Tiranës vendos të dërgojë letër porosi drejt Amerikës për të hetuar pagesat e kontratës së lobimit ndërmjet Partisë Demokratike dhe kompanive "Stonington Strategies", "Biniatta Trade LP" dhe "Muzin Capitol Partners". Sipas burimeve pranë prokurorisë së tiranës ky vendim është marrë pasi verifikimet e dokumenteve në shqipëri kanë nxjerrë në dritë se në territorin shqiptarë nuk ka elemnt të veprës penale nga transaksionet që PD ka bërë drejt kompanive të huaja.<br /> <br /><br />Rezulton se PD ka patur një kontratë lobimi me këto dy firma njëra prej të cilëve e regjistrua rnë amerikë dhe njëra në ishujt offshore në Skoci. Burimet sqaruan për Report Tv se rezulton që pagesat PD i ka bërë nëpërmjet thesarit të shtetit dhe llogarisë së saj bankare pranë një banke të nivelit të dytë dhe këto pagesa në shumën e 100 mijë dollarëve janë kryer konform rregullave. Por dyshimet e hetuesve janë për shumën 525 mijë dollarë të paguara në amerikë për të cilat nuk ka asnjë pasqyrim në institucionet shqiptare.