http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë vit, 2017-ën familja e madhe Vizion Plus do ta përcjellë me hare e humor, e po ashtu do ta presim edhe 2018-ën.

Al Pazzar, nuk do të jetë një teatër humori, por një mozaik ku tradita e trashëguar ndër vite sjell Shqipërinë me gjithë ngjyrat e saj.

Skena e vetme e Al Pazar, këtë ndërrim vitesh është skena muzikore, ajo që bën bashkë më të mirët, nga Veriu e deri në Jug.

Festa e ?Al Pazar? pagëzuar si ?Show and Go?, nis në 31 dhjetor në ora 21.30, për të vijuar deri pas mesnate me urimet më të mira për shqiptarët. Por, festa vijon edhe ditën e parë të 2018-ës e takimi është në të njëjtin orar, 21.30.

Humori nuk do të mbetet vetëm jashtë teatrit, sepse Apartamenti 2XL do të jetë plot ngjyra më 2 dhjetor. Aktorët e këtij apartamenti me përmasa të mëdha do të jenë në shtëpitë e shqiptarëve përmes Vizion Plus nisur nga ora 21.30.

Vizion Plus, është i vetmi televizion ku aktualiteti jehon me ngjyrat e humorit në disa dimensione. Misioni i parë, në fakt është ai i emisionit By Pass, të dielën në ora 20.30, që sjell analizën e një viti plot ngjarje.

Atmosfera festive shoqëron edhe emisionet. Vizioni i Pasdites në dy orë transmetimi televiziv premton intervista me personazhet më të njohur sot në botën e televizionit, por edhe punën pas kamerave për të sjellë përgjatë gjithë vitit, shumë alternativa në shtëpitë e shqiptarëve

Vizion Plus nuk ndalet këtu. Shumë ngjyra në kostume, valle e traditë të trashëguar brez pas brezi sjell me dy koncertet më të duartrokitura këtë fundvit.

60-vjetori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, sjell gjithë Shqipërinë në një skenë, në një ekran, më 1 janar në ora 19.30 në Vizion Plus.

Një tjetër takim me traditën ju lëmë edhe më datën 2 janar, në po të njëjtën orë, 19.30 me Sofrën Tiranase.

Për më të apasionuarit pas serialeve, Vizion Plus rezervon më shumë kohë me serialin e vlerësuar këtë vit si më i miri në Emmy Awards. Dy episode të ?Dashuri e pafund? transmetohen në prime time më 3 janar.

Gjithçka do tingëllojë festive në Vizion Plus.