Surprise Me!

Muzeu Historik Kombetar drejt rikonstruktimit pas 36 vitesh

2018-05-10 1 Dailymotion

Përveç disa ndërhyrjeve të pjesshme, institucioni më i madh muzeor, me gjithë problematikat e tij si në gjendjen fizike edhe në linjën historike, do ti nënshtrohet rikonstruksionit. Me këtë fjalë drejtori Dorian Koçi nuk nënkupton një mbyllje të përkohshme të Muzeut Historik Kombëtar.<br /><br />Ndërhyrja nuk do të jetë vetëm në parametrat e lagështisë, temperaturës, dritës, ajrimit apo të insekteve që depërtojnë nga mjedisi përreth në objektet e trashëgimisë tonë kulturore, por edhe një qasje sa më afër të vërtetës ndaj ngjarjeve historike.<br /><br />Pas një dekade odiseja e pavijonit të etnografisë vazhdon. I vendosur në një nga hapësirat e katit të dytë të Muzeut Historik Kombëtar, i ideuar me 1500 objekte, 1100 nga Instituti i Kulturës Popullore dhe pjesa tjetër nga fondi i vetë institucionit, ai vazhdon të qëndrojë i mbyllur.

Buy Now on CodeCanyon