Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se janë marrë masa në të gjitha spitalet e vendit për të përballuar situatat emergjente gjatë festës ës Vitit të Ri.<br /><br />Nga Spitali i Traumës, ku vizitoi nga afër masat e marra, ministrja deklaroi se për tre ditë spitalet do të punojnë me staf të përforcuar, duke shtuar se janë marrë masa dhe për medikamente.<br />?Strukturat spitalore janë në situatë gatishmërie për të përballuar çdo emergjencë. Spitali i Traumës përballon urgjencat më të mëdha. Kemi vendosur në dispozicion staf të përforcuar për 3 ditë, si dhe janë marrë masat për medikamente. Qendra Kombëtare e Urgjencës është në kapacitet të plotë, ka shpërndarë ambulancat kudo. Në Tiranë do ketë ambulanca në 5 pika?, tha Manastirliu.
