Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e Shqiptarja.com nga qytetarë, pika kufitare e Kapshticës është përfshirë nga radhë e gjata automjetesh në dalje, e cila është si pasojë e prishjes së sistemit të siguracioneve, ç?ka ka bërë që shumë qytetarët të qëndrojë në pritje për të kaluar kufirin.<br />Sipas qytetarëve, sistemi ka shfaqur probleme në palën shqiptare dhe ka bërë të pamundur kontrollin e siguracioneve si për njerëzit ashtu edhe për automjetet.<br /><br />Nga ana tjetër korrespodenti i Report TV në Korçë, Llazi Saro, i cili ka kontaktuar me autoritetet doganore, shprehet se gjendja është vështirësuar për shkak të numrit të madh të emigrantëve të cilët janë duke u kthyer në vendet e tyre të punës dhe jo nga sistemi i cili është duke funksionuar normalisht.