http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

2017-ta padiskutim mund të quhet një vit i suksesshëm për Teatrin Kombëtar Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?. Kiço Londo i ka dhuruar kulturës një sallë teatrale më shumë, një sallë intime ku publiku e shijon shfaqjen në shumë dimensione.

E kjo ka bërë që numri i shfaqjeve të rritet.

Ambientet janë të ngrohta në dimër e të freskëta në verë. Biletat janë me çmime modeste, e sidomos për fëmijët që një shfaqje mund ta shijojnë vetëm me 100 lekë.

2018 gjithsesi ka të tjera projekte artistike për publikun.

Muajt e parë të këtij Vitit të Ri, Kiço Londo premton edhe një skenë tjetër, skenën Fan Noli, që do të mirëpresë edhe më shumë projekte të jashtme artistike.