Surprise Me!

Report TV zbardh vendimin e prokurorisë për Eduard Kaprin

2018-05-10 0 Dailymotion

Jo vetëm mandati i deputetëve Rakipi dhe Rehovica, por edhe si kryebashkiakut të Pogradecit, Eduard Kapri do të shqyrtohet ditën e premte pas kërkesës së prokurorisë për informacion shtesë. Kapri sipas Europol-it është dëbuar nga Italia në vitin 1998. Por për çfarë akuzohet ai? Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi ka zbardhur vendimin e prokurorisë për Kaprin. <br />Kapri u thirr në prokurori të përgjithshme dhe u pyet për të dhënë shpjegime. Ai deklaroi se në 1995 ishte dënuar nga Gjermania për shkelje të rregullave të emigracionit dhe gjatë kthimit në 1998 u ndalua edhe në Itali ku po kalonte transit duke u dëbuar.<br /><br />?Në vitin 1995 u dëbova nga Gjermania për shkelje rregullash emigracioni. Qëndrova ilegalisht deri në 1998, kur u ktheva nga Gjermania për Shqipëri duke kaluar nga Zvicra dhe Italia. Në Itali më ndaluan në anije më kontrolloi policia, nuk kisha vizë dhe dokumente prandaj edhe më dëbuan.

Buy Now on CodeCanyon