Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Festa e të dënuarve brenda qelive të burgut të Shën Kollit u ka kushtuar shtrenjtë 12 punonjësve të policisë së burgjeve, mes tyre dhe shefit të policisë të këtij burgu.

Pak ditë më parë qarkulloi në rrjetet sociale një foto në të cilën shfaqeshin imazhe të disa të dënuarve duke festuar brenda ambjenteve të një IEVP-je me mish e me raki. Ministria e Drejtësisë deklaron se "festa ishte kryer në ambjentet e IEVP-së, Shën Koll Lezhë dhe është publikuar nga vetë të dënuarit."

"Ministria e Drejtësisë nëpërmjet SHKBB-së, pasi kreu veprimet hetimore përkatëse, arriti në konkluzionin se nga ana e punonjësve të policisë së burgut janë shkelur parashikimet ligjore në fuqi si dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, duke vënë në rrezik sigurinë dhe mbarëvajtjen në institucion," thuhet në nioftimin e ministrisë së Drejtësisë.

Ndaj tyre ka nisur procedim penal me dyshimin se këta punonjës kanë konsumuar elementë të veprave penale ?Shpërdorim detyre? dhe ?Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme?, të parashikuara respektivisht nga neni 248 dhe nga neni 251 të Kodit Penal. Plot 12 punonjës të policisë

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/shefi-dhe-11-police-te-burgut-te-shen-kollit-ne-hetim-lejuan-festen-e-te-denuarve