Reshjet e dëborës të rëna gjatë mbrëmjes kanë përfshirë edhe zonat malore në Librazhd duke sjellë anomali në aksin drejt Peshkopisë si dhe Përrenjas ?Qafë Thanë.<br />Sipas shefit të zyrës së emergjencave pranë prefekturës Elbasan, Mustafa Arapi sasia e borës ka shkuar në 35 cm në qendrën administrative të Stëblevës duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Peshkopisë ndërsa ne aksin e Qafë Thanës policia ka kërkuar përdorimin e zinxhirëve.<br /><br />Sipas shefit zyrës emergjencave firmat mirëmbajtëse të rrugëve kanë ndërhyrë për zhbllokimin e rrugëve me mjete të rënda dhe kripë. Deri tani nuk ka asnjë bllokim të rrugëve nacionale.
