Orest Sota është liruar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda gati dy muaj pas arrestimit të tij.

Togat e zeza te Apelit rrëzuan masën e dhënë nga Shkalla e Parë dhe caktuan si masë sigurie detyrimin per t?u paraqitur dy herë në muaj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Por 25-vjeçari la edhe garanci pasurore në vlerën e 5 milionë lekëve të reja.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e bashkoi çështjen ?Sota? me dosjen e hetimore Tahiri-Habilaj pasi gjeti në makinën e tij 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit.

Hetuesit kanë dyshime të arsyeshme se paratë e gjetura në makinën e Sotës janë të Saimir Tahirit.

Por avokati mbrojtës i 25-vjeçarit thotë se klienti i tij gjatë këtyre 2 muajve nuk është pyetur asnjëherë nga Prokuroria për këtë çështje dhe se ai është i gatshëm të japë deponimet kurdo që akuza ta kërkojë.

Nëntë ditë më parë ishte po Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ajo që i ktheu pasaportën ish-ministrit të Brendshëm dhe rrëzoi masën e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për ndalimin e lëvizjes së tij jashtë shtetit.