Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ramush Haradinaj i qëndron kërkesës për shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale, edhe pse prej SHBA është kërkuar që politika ti qëndrojë larg kësaj nisme. Kryeministri i Kosovës shton se këtë mendim e ka pasur në opozitë ndaj dhe nuk mund ta ndryshojë tashmë në pushtet.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i qëndron vendimit për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Në këtë mënyrë kreu i AAK-sw kundërshton qëndrimin e Shteteve të Bashkuara, teksa thekson se drafti është në parlament ku dhe pret të votohet.

Haradinaj shton se kundër është dhe për ligjin e asociacionit të komunave serbe.

Haradinaj: Aleanca ka votë kundër, ka pas për Gjykatën Speciale dhe e ka. Ka votë kundër për bashkësinë e komunave serbe, versionin që e ka rrëzuar Gjykata. Ka votë kundër për dhomat e posaçme, ka qenë dhe është. Asnjë ndryshim, asnjë befasi, asnjë gjë e re jo. I vetmi dallim është, kam qenë kundër si opozitë, jam kundër edhe në qeverisje. Unë nuk kam ardhur për pështatje dhe nuk ju përshtatem.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shfuqizimi-i-gjykates-speciale-haradinaj-kam-qene-kunder-ne-opozite-jam-dhe-tani