Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ BOOM e nisi këtë vit të ri me denoncimet e dy baballarëve në Fier dhe Pogradec, të cilët kanë vite që nuk takojnë fëmijët e tyre për shkak se ish-bashkëshortet kanë ikur jashtë. Lëvizja e fëmijëve jashtë në të dy rastet është bërë pa prokurë të tyre.

Në Patos, BOOM solli denoncimin e Ismet Kalemaj, i cili ka 10 vjet që jo vetëm nuk takon vajzën por nuk ka asnjë lloj komunikimi me të.

Sipas tij vajza ka hyrë dhe ka dalë nga kufijtë e vendit tonë pa asnjë problem megjithëse nuk ka firmosur asnjë prokurë. Komunikimin që vajza e tij e vogël Katerina është jashtë Shqipërie ia ka bërë ish-kunati.

Apeli i tij i vetë është që ti dëgjoj zërin të bijës pasi ai nuk kërkon ta largojë nga e ëma sepse nuk ka mundësi ta rrisë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-baballaret-kerkojne-femijet-ish-bashkeshortet-jane-arratisur-jashte-me-ta