Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendosja e simbolit të flamurit Turk në digën e hidrocentralit të Qafë Mollës në Mirditë ka revoltuar me dhjetëra qytetar, historian dhe intelektual të cilët u ngritën në proteste në ditën e fundit të vitit, 31 dhjetor 2017.
Në prani edhe të forcave të policisë ata shkatërruan me force simbolin e flamurit turk, i cili ishte vendosur prej disa ditësh në digën e hidrocentralit.

Qytetaret dhe historianet e kanë konsideruar një veprim të papreçedent vendosjen e këtij simboli në Mirditën etnike, siç e konsiderojnë ata.

Në përfundim të protestës policia ndaloi disa persona, ndërsa shumë të tjerëve ju morën kartat e identitetit, pasi veprimet e ndërmarra prej tyre sipas bluve përbëjnë vepër penale. Simboli i flamurit turk në digën e hidrocentralit të Qafë-Mollës në Mirditë ishte vendosur nga firma turke që ka ndërtuar këtë vepër energjetike.
Pamjet jane te dates 31 dhjetor 2017

Për më shumë lexoni në: