Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duhanpirësit që prej 1 janarit kanë nisur ta blejnë një paketë 20 lekë më shumë sesa viti i kaluar edhe pse në bazë të rritjes së akcizës çmimi duhet të rritej vetëm 10 lekë për paketë. Qeveria rriti akcizën e cigares me synim uljen e duhanpirjes por shtetit tashmë duhet të disiplinojë tregun në mënyrë që rritja të mos jetë abuzive. Vendet e BE e kanë shmangur këtë mënyrë abuzimi të tregtarëve duke e vendosur çmimin e paketës së duhanit në pullën fiskale të saj.

Rritet në mënyrë abuzive çmimi i cigareve me 20 lekë për paketë. Qeveria shqiptare miratoi rritjen e akcizës për duhanin një ligj ky që ka hyrë në fuqi në datën 1 janar të këtij viti por në bazë të rritjes së akcizës duke llogaritur edhe TVSH kjo rritje duhet të ishte vetëm 10 lekë për paketë dhe jo 20 sa është aktualisht.

Vendimi për rritjen e akcizës së cigareve u bë nga qeveria me synimin për të ulur konsumin e duhanit në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë duhanpirja është një rrezik për shëndetin e shqiptarëve në një kohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendit Shqipërinë midis vendeve ku konsumohet më shumë duhan.

Shqipëria ka në total rreth 753 mijë duhanpirës, nga të cilët 651 mijë janë meshkuj. Si efekt i rritjes së nivelit të akcizës ishte llogaritur 5 lekë për paketë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rritja-e-akcizes-se-cigares-tregtaret-abuzojne-me-cmimin-paketa-nga-10-leke-rritet-20-leke