Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, si dy partitë kryesore në opozitës kanë nisur përgatitjet për stinën e protestave të lajmëruara fundvitin e shkuar.

Burime të Ora News, në dy kampet politike bënë me dije se protesta e parë pritet të mbahet me 15 janar, ditë që përkon me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur një tur takimesh me struktura në rrethe ku në qendër është diskutimi për aksionin i cili pritet që përveç debateve dhe kundërshtive politike në seanca dhe në komisionet parlamentare, do të jetë beteja në rrugë me protesta popullore.

Burimet bëjnë me dije se dy forcat politike si PD dhe LSI kanë programuar takime në rrethe deri në 12 janar.

Po ashtu edhe në kampin e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë nisur përgatitjet, ndërsa degët janë udhëzuar që të marrin masa për pjesëmarrje masive.

Sesioni parlamentar në dhjetor të vitit të shkuar u mbyll me protesta të opozitës, kundër zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme të përkohshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protestat-e-pd-lsi-everesti