Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë nesër në orën 10:00 aleatët parlamentarë për të përcaktuar datën e protestës. Lajmi konfirmohet nga burime për Ora News. Takimi do të zhvillohet në selinë blu.

Mësohet se në takim Basha ka thirrur edhe kreun e Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes së sotme Basha ka zhvilluar një mbledhje me dy nënkryetarët e PD-së Edmond Spaho dhe Edi Paloka, Sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani dhe Sekretarin Organizativ Arben Ristani.

Takimi mes tyre erdhi pas një tjetër takimi me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi dhe kreun e grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur një tur takimesh me struktura në rrethe ku në qendër është diskutimi për aksionin i cili pritet që përveç debateve dhe kundërshtive politike në seanca dhe në komisionet parlamentare, do të jetë beteja në rrugë me protesta popullore.

Burimet bëjnë me dije se dy forcat politike si PD dhe LSI kanë programuar takime në rrethe deri në 12 janar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/protestat-kryemadhi-dhe-vasili-takim-me-bashen-ne-seline-blu