http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita nis përgatitjet për protestat antiqeveritare. Kreu i PD-së Basha takoi sot drejtuesit e partive aleate, me te cilët diskutoi për rreth 90 minuta mbi axhenden e tubimeve qe kane synim rrëzimin e Rames.

Lideri demokrat tha se 2018 do të jetë viti i përballjes me të keqen.

Vendimi për datën e protestave do të merret pas një konsulte të dytë me aleatët.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe drejtuesja e LSI-së Kryemadhi, e cila më herët tha se me PD-së do të ketë një koordinim jo vetëm për protestat, por edhe për një aksion politik afatgjatë.

Kryemadhi pranoi gabimet e LSI-së gjatë bashkëqeverisjes me PS-në. Por të njëjtën pendesë nuk e shprehu për goditjen me çizme te kryeministrit Rama në seancën plenare, duke thënë se as nuk pendohet e as nuk tërhiqet.