Gjykata e Apelit e Tiranës ul dënimin për Mark Frrokun, duke e dënuar përfundimisht me 6 vite burg. Ish-deputeti u dënua në Korrik të vitit të kaluar me 7 vite e 6 muaj heqje lirie, për akuzën e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe ndërtim i paligjshëm.

Frroku u shpall i pafajshëm nga Apeli për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në vitin 1999, duke lënë në fuqi për këtë vepër penale vendimin e Shkallës së Parë. Sipas togave të zeza kjo akuzë nuk provohet nga Prokuroria duke pushuar çështjen.

Ankimimi në Apel ishte bërë nga të dyja palët, pasi Mark Frroku pretendonte pafajësi për të gjitha akuzat. Ndërsa prokuroria kërkonte dënimin e ish-deputetit me 25 vite burg për vrasjen e 19 viteve më parë. Gjatë gjykimit në Shkallën e Parë, togat e zeza rrëzuan dëshmitë e disa oficerëve belgë, të cilët u pyetën në Gjykatën e Tiranës.

Ata patën deklaruar se Frroku sëbashku me Kristian Marinajn kishin vrarë Aleksandër Kurtin. Edhe Marinaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata për akuzën e vrasjes. Mark Frroku u arrestua në Mars të 2015-s për 'çështjen Doshi', por më pas u shtuan edhe akuzat e tjera.