Surprise Me!

Rikonstruktohet qendra shendetesore e Laprakes

2018-05-10 0 Dailymotion

Qeveria në bashkëpunim me ?Save the Children? me një fond prej 230 mijë eurosh ka rikonstruktuar qendrën shëndetësore të Laprakës, ku marrin shërbim rreth 70 mijë banorë të zonës.

Kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë inspektuan funksionimin e kësaj qendre pas investimit.

?Është një qendër që ofron edhe shërbime plus për nënën dhe për gruan shtatzënë. Në fakt kemi një eko të re, e cila është instaluar pranë kësaj qendre, nuk ka qenë më parë dhe sigurisht, një shërbim i ri që ofrohet pra për nënën gjatë ndjekjes së shtatzënisë, por gjithashtu dhe me kushte standarde bashkëkohore ndjekjen e fëmijës?, tha Rama.

Në qendrën e rikonstruktuar ka nisur të funksionojë dhe sistemi i referimit elektronik.

?Tani qytetarët shmangin radhët e gjata të pritjes tek mjeku specialist duke vendosur nëpërmjet sistemit elektronik, orën dhe datën e vizitës dhe sigurisht ndihmon mjekët për të pasur arkivimin e të gjithë diagnozës së pacientit dhe shërbimet që ofrohen?, tha ministria Manastirliu.

Kryeministri ka premtuar se brenda mandatit të dytë qeverisës do të ndërtohen dhe rindërtohen 300 qendra shëndetësore në gjithë vendin.

Buy Now on CodeCanyon