Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një krah i autostradës Tiranë-Elbasan, mbetet i bllokuar prej një muaji, ndërsa rrëshqitja e gurëve pranë fshatit Mamël vijon. Shembja e fundit e terrenit që mbetet I paqëndrueshëm është regjistruar mbrëmjen e së dielës, ndërsa në zonë ekspertët po marrin kampione për studimin e cilësuar "emergjent" të situatës, pasi zgjidhja përfundimtare do të kërkojë kohë dhe para!

Rrëshqitjet e gurëve në autostradën Tiranë-Elbasan vijojnë një muaj pasi një masiv shkëmbor u shemb duke bllokuar lëvizjen përgjatë tri kilometrave në kahun që të sjell në Kryeqytet.

Shembja e fundit është regjistruar mbrëmjen e së dielës, duke konfirmuar se kjo pjesë e rrugës mbetet e rrezikshme, pranë by passit provizor të krijuar për qarkullimin e mjeteve drejt Tiranës.

Në zonë ndërkohë kanë mbërritur një sondë që përdoret nga ekspertët për të marrë kampione për studimin emergjent që po kryhet për situatën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shembja-masive-vazhdon-renia-e-gureve-ne-autostraden-tirane-elbasan