Infrastruktura rrugore në shumë zona të Shqipërisë, mbetet problem më i rëndë i pazgjidhur në 27 vite demokraci. Qyteti i Elbasanit, e veçanërisht lagjet e tij përferike vijojnë të kenë rrugë të amortizuara. ?28 nëntori? dhe lagja ?Dyli Haxhire Myzyri? janë dy prej tyre, banorët e të cilave tregojnë se edhe pse është trumbetuar shpeshherë për investime, reraliteti vijon të flaës ndryshe.
?Kjo rrugë është bërë problematike, çdo deputet, çdo kryetar Bashkie, jo vetëm Qazim Sejdini po i majtë e i djathë vjen këtu dhe e shohin rrugën. Po të fitojmë zgjedhjet do ta bëjmë?, shprehen një banor.

?Kemi shumë probleme por rruga këtu nuk kalohet mo. Natën këtu është të heqësh rrobat, lagemi?, thotë një tjetër banor.

Por jo vetëm rruga! Edhe kanalizimet, uji i pijshëm dhe ndriçimi mungojnë në këto lagje, duke të bërë të mendosh se në Elbasan nuk ekziston pushteti vendor dhe këta banorë janë në mëshirë të fatit.