Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zbardhen të tjera detaje rreth grabitjes së dy ditëve më parë në qytetin e Korçës, ngjarje për të cilën policia e Korcës tregohet shumë e rezervuar dhe ende nuk ka një autor.

Burimet konfirmuan se vajza 23 vjeçare në makinën e grabitur është efektive e policisë lokale, ndërsa personat e parë që i erdhën në ndihmë çiftit pas sulmit, zbulojnë rrëfimet e saj pas ngjarjes.

Ata thonë se vajza u ka dhënë se autorët nën kërcënimin e armës e nxorën nga makina ndërsa djalin që e ka përshkruar si të fejuar e dhunuan.

Ndërkohë në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja që konfirmojnë faktin se autorët qëlluan në ajër.

Policia ngriti postoblloqe dhe ushtroi kontolle, por pa rezultat, ndërsa ka dhënë edhe një shpërblim prej 200 mijë lekësh për këdo që jep informacion për makinën apo autorët e sulmit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hetimet-grabitjen-ne-korce-vajza-ne-makine-ishte-police