Surprise Me!

Report TV - Basha: Të krijohet qeveria antimafia, 27 Janar protesta për të larguar Ramën

2018-05-10 1 Dailymotion

Kreu demokrat, Lulzim Basha, iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve t?i bashkohen protestës së opozitës, e cila do të nisë më 27 janar.<br /><br />Basha tha se qëllimi kryesor dhe i vetëm i opozitës është lufta ndaj paligjshmërisë, që sipas tij, po sundon sot në vend.<br />"Drejtësia është kapur politikisht. Duam drejtësi për të papunët, për studentët, për ata që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri. Gjithçka nis nga kthimi i ligjshmërisë në vend. Sot kemi një narkoshtet, i ndërtuar mbi paligjshmërinë. Paligjhsmëria është themeli i zgjedhjeve të kapura, i votës së blerë, që ka cuar në një Parlament, qeveri e kryeministër të paligjshëm. Pasojat e paligjshmërisë i ndjen cdo shqiptar. Papunësia ka shkak kryesor paligjshmërinë, që i merr taksat shqiptarëve dhe i shpërndan te një grusht sunduesish. Objektivi i opozitës është dhënia fund e kësaj paligjshmërie. Për një Shqipëri me taksa të ulëta, që garanton mundësi punësimi. Ftojmë t ë gjithë shqiptarët të na bashkohen në manifestimin e kësaj proteste, që ka si qëllim luftën ndaj paligjshmërisë. PD ka nisur një dialog me të gjithë shqiptarët për t?i paraprirë protestës", tha Basha.

Buy Now on CodeCanyon