Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora 10: 13 Drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina refuzon të zbatojë urdhrin e kryeprokurores së përkohshme për tu larguar nga posti drejtues dhe të kthehet në postin e prokurorit të Durrësit detyrë të cilin e mbante para se të komandohej në Elbasan.

Dritan Gina: "Nuk braktis detyrën. Refuzoj të zbatoj vendimin e kryeprokurores së përkohshme. Unë nuk jam i komanduar. Jam i caktuar i përkohshëm dhe prokurori i përkohshëm nuk ka tagër ligjor për të më liruar nga detyra. Vendimmarrja i takon Këshillit të lartë të Prokurorisë"

Nga ambientet e prokurorisë së Elbasanit, ku mbajti një deklaratë për median pak minuta pasi mori në dorë vendimin e largimit, Gina i bëri thirrje edhe drejtuesve të tjerë për të cilët eshte firmosur largimi të mos braktisin detyrën.

Dritan Gina: Të shkarkosh një drejtues pa marrë në konsideratë dhe analizë veprimtarinë e tij më duket skandaloze. I bëj thirrje dhe kolegëve të jmi që janë në të njëjtin pozicion si unë, të qëndrojnë në lartësinë e detyrës dhe figurës si prokuror i Republikës. Të mos lejojnë që pozicioni i tyre të shërbejë për qoka, apo ta kthejnë prokurorinë në prokurori qokash. Për ti bërë qoka njërit apo tjetrit, ne jemi prokurori dhe duhet të zbatojmë vetëm ligjin.

Vendimi i firmosur sot nga kryeprokurorja Marku eshte ky

Dritan Gina, drejtuesi i komanduar i prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan i ndërpritet komandimi dhe kthehet si prokuror në Prokurorinë ku ishte emëruar.

Drejtues i përkohshëm i prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan cakton prokurori Ardian Nezha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryeprokurorja-marku-largon-dhe-kreun-e-prokurorise-se-elbasanit