Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Miratohet fondi prej 1.8 miliard lekësh për aksidentet nga makinat e paidentifikuara ose të pasiguruara. Agjensia e Mbikqyrjes Financiare bën me dije se nga ky fond do të përfitojnë rreth 750 qytetarë , ndërsa borxhet që do të shlyhen nisin që nga viti 2001 deri në 2018. Dëmet nga aksidentet kërkojnë vit pas viti miratimin e një fondi kompensimi.

Të gjithë ata qytetarë që janë përfshirë në aksident me një automjet të pasiguruar ose të paidentifikuar gjatë vitit 2018 do të kenë mundësi të marrin kompensimin për dëmin e pësuar.

Fondi i vënë në dispozicion për këtë kategori është në total 1.8 miliard lekë. Agjensia e Mbikqyrjes Financiare ka marë këtë vendim për ti dhënë zgjidhje një problematike të mbartur nga viti 2001 me pagesat e prapambetura në këto raste aksidentesh.

Në bazë të vendimit çdo qytetar që fiton një vendim të formës së prerë nga gjykatat ose i miratohet nga shoqëritë e sigurimit, do të paguhet brenda këtij viti. Nga fondi i kompensimit i miratuar tashmë nga Agjensia e Mbikqyrjes Financiare do përfitojnë rreth 750 qytetarë.

Nga të dhënat konstatohet se periudha 2001-2013 fondi i vënë në dispozicion për të mbuluar aksidentet ku përfshihen detyrime të papaguara, që janë në proces trajtimi apo proces gjyqësor pa vendim të formës së prerë kap shifrën e 1.25 miliardë lekëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kompensimi-aksidentet-18-mld-leke-shlyerjen-e-detyrimeve-te-prapambetura