Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sektori i ndërtimit në vend po punon me gjysëm motori.Shoqata e ndërtuese shpjegon se pavarësisht rritjes së lejeve të ndërtimit ka disa elementë që e bëjnë pesimist të ardhmen e këtij sektori. Sipas shoqatës shkak janë mungesa e investimeve, frenimi i shitjes së apartamenteve për shkak të ndërtimit në zona të gabuara si dhe ndikimi i taksës së infrastrukturës që paguajnë ndërtuesit.

Pavarësisht rritjes së lejeve të ndërtimit gjatë 2017 sektori i ndërtimit vijon të ndeshet me një sërë problemesh që e kanë frenuar këtë sektor.

Pas raportit të Bankës së Shqipërisë ku konstatohej se besimi për ecurinë e këtij sektori ishte negativ vetë ndërtuesit shpjegojnë se po ndeshen me një sërë vështirësish.

Shoqata e ndërtuesve deklaron se lejet janë dhënë kryesisht për zonën Tiranë-Durrës, ndërsa në rrethe ka mbetur pothuajse e njëjta situatë.

Arben Dervishi: Zona Tiranë-Durrës ka marrë pjesën më të madhe të ndërtimeve dhe në këtë zonë industria re ndërtimit ka filluar të ngrihet sa i përket industrisë së pallateve, ndërsa pjesa tjetër e industrisë së ndërtimit ka punuar me gjysëm motori, pra me gaz minimal sepse dihet nga prilli i 2017 deri tani buxheti ka qenë i bllokuar.

Shoqata mendon se disa elementë të tjerë që ndikojnë në pesimizmin e këtij sektori janë shitja e apartamenteve të cilat janë ndërtuar në zona të gabuara, mungesa e investimeve publike por edhe taksa e infrastrukturës që mbetet e lartë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sektori-i-ndertimit-pesimist-ndertuesit-ankohen-po-punojme-me-gjysem-motori