Surprise Me!

Rudina/ Mesazhi i babait perlot Nisida Tufen ne emision (09.01.2018)

2018-05-10 1 Dailymotion

Spikerja e ?News24? Nisida Tufa ishte sot e ftuar në studion ?Rudina?, në Tv Klan.<br />Ajo është shfaqur sot në një rrëfim ndryshe nga ç?jemi mësuar ta shohim në daljet televizive. Tufa foli për familjen dhe tregoi se është shumë e lidhur me babain e saj. <br />?Unë jam shumë e lidhur me babain, nuk e nis ditën pa pirë një kafe me të. E kam model dhe kam nevojë për pjekurinë e tij. Ai është i urtë në atë që thotë dhe mënyrën se si ta përcjell. I them mamit gjithnjë me shaka: ju dua shumë të dyve, por babain e kam pikë të dobët. Babai im ka pikë të dobët kilogramët, më thotë të bëj kujdes se jam në ekran?, tha Tufa.<br />Gjatë emisionit në ekran u shfaq një videomesazh i babait të Tufës, Andon Knezi i cili përlotin në emision ?live? gazetaren.<br />?Jam shumë i lumtur për çka ke arritur deri tani. Të uroj fat dhe mirësi gjithnjë. Rruga jote e gazetarisë është shumë e mirë por kurrë mos u kënaq, shiko gjithnjë përpara se çfarë duhet të arrish më shumë. Që e vogël më pyesje shumë për gjithçka , siç duket këto ishin shenjat e para që do bëheshe gazetare e mirë?, tha babai i Tufës, Andon Knezi në videomesazh.

Buy Now on CodeCanyon