Familjarët e 28 viktimave të tragjedisë së 9 janarit vijojnë që të kërojnë drejtësi çdo vit që përkujtohet. Ata shprehen se humbja e jetëve është një krim shtetëror, ndërsa autorët jo vetëm që nuk janë ndëshkuar, por sipas tyre vijojnë që të jenë në detyra kyçe.<br />Familjarët kanë protestuar edhe këtë vit duke kërkuar drejtësi, ndërsa akuzojnë se në rrjetin e trafikut nga Shkodra deri në Vlorë ishin të përfshirë 30 oficerë policie. Familjarët kanë ndezur qirinj dhe kanë hedhur lule në det duke përkujtuar të afërmit e tyre që humbën jetën 14 vite më parë.<br /><br />14-vite nga tragjedia e 9 janarit 2004, ku humbën jetën 28 persona, familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi. Në 2004 një gomone e nisur me 36 persona në mënyrë të fshehtë nga brigjet e Palasës në jug të vendit u fundos, ndërsa humbën jetën 28 shqiptarë.
