Surprise Me!

Hapet sporteli i pare unik per fermeret ne Fier

2018-05-10 0 Dailymotion

Në Fier ka nisur të funksionojë i pari sportel unik për fermerët, një ?one stop shërbimesh?, por dhe marrje informacioni për ta. Ky sportel që ishte një premtim elektoral i socialisteve, është inauguruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i bujqësisë, ku është lajmëruar dhe miratimi brenda këtij muaji i skemës se re mbështesë për fermerët.

Ndërsa në një takim me drejtues të Ndërmarrjes së Ujësjellësit në këtë qytet, Kryeministri Edi Rama e vuri theksin tek reforma e ujit dhe nevojën për t?i dhënë fund informalitetit në këtë sektor.

?Kryesorja në këtë rast është që bizneseve t?u bëhet e qartë që nuk do të falen dhe do të kenë sanksione shumë të rënda për vjedhjen e ujit. Janë bizneset që bëjnë dëmet më të madha. Biznese që deklarojnë që furnizohen me pus dhe në fakt janë të lidhur në mënyrë të paligjshme rrjetin e ujësjellësit. Është krim dhe si çdo krim duhet ndëshkuar?.

Sipas kreu të qeverisë, sfida më e madhe për reformën e ujit mbetet fshati, aty ku uji i pijshëm përdoret edhe për ujitje.

Buy Now on CodeCanyon