http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë ka përfunduar takimet e tij me Ministrin grek për çështjet e Europës Jorgos Katrugalos, si dhe drekën e punës me Ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias.

Gjatë një interviste për televizioni grek Antenna, Bujar Osmani u shpreh: ?Çështja e emrit është bllokuar për 25 vjet dhe bllokon perspektivën e integrimit në NATO dhe Bashkimin Europian të vendit tim. NATO dhe BE janë shumë të rëndësishëm për vendin tim. I pyetur nëse ka një emër konkret dhe a është emri ?Republika e Maqedonisë së Re?, Osmani u përgjigj ?Nuk kemi arritur në këtë nivel, në këtë moment flasim për metodën për qasjen, për ndjeshmërinë e çështjes dhe për të krijuar një klimë pozitive, më pas do të arrijmë në momentin e maturimit të zgjidhjes së emrit.?

I pyetur nëse do të hiqet emri i Aleksandrit të Madh nga aeroporti dhe monumentet e tij në Maqedoni, u përgjigj ?Mendoj se të dyja vendet duhet të ndërmarrin disa hapa të ndërmjetëm për të arritur zgjidhjen përfundimtare?.

Pyetjes së gazetarit grek a të ketë referendum në Maqedoni u përgjigj: ?E leme mënjanë çështjen a do të ketë referendum apo, jo por të fokusohemi vetëm në detajet për të mbyllur çështjen.

Pyetjes së fundit se çfarë mesazhi ka Z. Osmani për qytetarët grekë u shpreh: ?Mendoj se po arrijmë në fund, jemi vonuar 25 vite për të pasur bashkëpunim dhe për të pasur zhvillim. Duhet të kemi parasysh ndjeshmërinë e të dyja palëve për këtë çështje. Ekziston zgjidhja e pranueshme për të dyja palët pa sulmuar vlerat sensitive të vendeve?.