Surprise Me!

Gina kallezon penalisht kryeprokuroren Arta Marku

2018-05-10 0 Dailymotion

Ashtu siç lajmëroi një ditë më parë, Dritan Gina, ish-drejtues i Prokurorisë së Elbasanit kallëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënd, Kryeprokuroren e përkohshme, Arta Markun.

Në kallëzimin prej 15 faqesh, Gina argumenton se numri një i akuzës ka shpërdoruar detyrën me vendimin për t'i ndërprerë komandimin si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit.

Në dalje nga Krimet e Rënda, Dritan Gina hodhi përsëri akuza të forta, mbi mënyrën se si po funksion Prokuroria e Përgjithshme. Ai pretendon se Marku dhe institucioni i Prokurorisë po përdoren politikisht.

Në kallëzim ish-drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit kërkon verifikimin e shëndetit mendor të Kryeprokurores, duke i kryer një ekspertim psikiatriko-ligjor.

Gina kërkon që në përputhje me nenin 44 të Kodit Penal, pas regjistrimit të këtij kallëzimi, nga ana e prokurorëve të çështjes të urdhërohet kryerja e një ekspertimi psikiatriko-ligjor, me qëllim për të verifikuar gjendjen mendore të të kallëzuarës.

Ai kërkon edhe si masë të sigurimit personal, atë të pezullimit nga detyra e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme.

Një ditë më parë, kundër largimit nga detyra bëri kallëzim në Gjykatën Administrative ndaj Kryeprokurores së përkohshme edhe prokurorja Rovena Gashi, bashkëshorte e Ginës.

Buy Now on CodeCanyon