Nën-kampioni i botës në peshëngritje, Ilirjan Suli ishte sot i ftuar në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan, nga ku rrëfeu histori të suksesit profesional dhe shkëputjen nga sporti.<br />?Unë mbaj kontakte edhe pse janë rralluar pak. Traineri ka meritë edhe në lavdinë edhe në dështimin e sportistit. Por mendoj se duhet të mësonte më shumë për menaxhimin e një sportisti?, tha nënkampjoni. <br />?Ilir Suli është emër i madh dhe është numri 1 në të gjitha kohrat. Për mua ai duhet të ishte bërë një trajner shumë i madh. Do ti thosha të menaxhojë pak jetën e tij. Unë do kisha dëshirë ta kisha në krahë shumë shpejt. Ai di shumë dhe është njeri që e do sportin. Dua që t?më plotësojë këtë dëshirë, të bëhet trajner i madh?, tha në videomesazh ish-traineri i Sulit, Hektor Shaqiri.<br />?Marrëdhënia jonë ka patur ulje dhe ngritje, por pavarësisht të gjithave unë kurrë s?kam mundur ta urrej dot. Ka qenë njeri shumë i veçantë për mua?, shtoi më tej Suli.