Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur një aksion në sektorin e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, për të verifikuar përmbushjen e standardeve të sigurisë ushqimore.
Në këtë kuadër Ministri Niko Peleshi ka zhvilluar në Qarkun e Fierit, takime me fermerë dhe me përfaqësues të industrisë së përpunimit të qumështit për të prezantuar reformën.

Sink Peleshi Ministër i Bujqësisë

?Do të disiplinojmë një produkt shumë të rëndësishëm, të përditshëm ushqimor, që është qumështi dhe nënproduktet e tij, në një kohë të shpejtë, duke kërkuar mbështetje dhe mirëkuptim nga të gjithë.?- Është shprehur ndër të tjera Ministri.

?Dhimbja e këtyre lloj reformave bëhet shumë e vogël, në qoftë se, secili vepron, investon, mundohet që të arrijë standardin, që ligji i kërkon, në kohë, pa marrë, po themi ndëshkimin, apo sanksionet ligjore.?